
Kryetari Hamza dhe nënkryetari Tahiri vizituan Dr. Agim Pecin
27 shtator 2025
| 18:12
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Arian Tahiri, vlerësoi lart kontributin e çmueshëm e të jashtëzakonshëm të Dr. Agim Pecit në shëndetësinë e Mitrovicës.
Postimi:
Përkushtimi i Dr. Agim Pecit për shëndetësinë e Mitrovicës dhe Kosovës është i jashtëzakonshëm. Sot, unë dhe kryetari Bedri Hamza e vizituam këtë profesionist dhe veprimtar të shquar.
Dr. Peci është i respektuar dhe i vlerësuar nga të gjithë.
Si kryetar i ardhshëm, do të shërbej me përkushtim dhe do të jem gjithmonë pranë qytetarëve.
Faleminderit për mikpritjen, doktor! 🙏