
Kryetari Hyseni: 40 milionë euro projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve
17 qershor 2025
| 10:42
Me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, janë bërë dhe po bëhen investime milionëshe gjatë katër vjetëve të fundit në Komunën e Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë katër vjet punë, përkushtim dhe rezultate konkrete për Gjilanin.
“40 milionë euro projekte, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, nëpërmjet një video ka përmbledh rrugëtimin deri më sot dhe vizionin për të ardhmen.
“Puna vazhdon, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni.
https://www.facebook.com/share/v/19wQLjEWN6/