Kryetari i Bordit të “OBE TURKOS” pritet në Ankara nga drejtuesit e Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë

18 nëntor 13:51

Biznesmeni ferizajas, Faton Hasani i cili njëherit është edhe kryetar i Bordit të “OBE TURKOS” po qëndron në Turqi.

Hasani është duke zhvilluar takime me biznesmen të ndryshëm në këtë shtet me të vetmin qëllimin krijimin e lidhjeve me mes bizneseve të dy vendeve.

Hasani gjatë vizitës në Ankara është pritur ngrohtësisht edhe nga drejtuesit e Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë nga zëvendës Ambasadori i Kosovës Gent Gjikolli dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Kastriot Robo.

Njoftimi i plotë i Hasanit në llogarinë e vet:

Në kuadër të vazhdimit të vizitës tonë zyrtare ne Turqi me qëllim të koordinimit të aktiviteteve tona të organizatës OBE TURKOS sot kisha nderin të mirëpritem nga drejtuesit e Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë nga zëvendës Ambasadori i Kosovës Gent Gjikolli dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Kastriot Robo.

Në këto takime informuam zyrtarët respektivë për aktivitet tona lobuese për të sjellë investime nga Kompani të shumta nga Turqia në Kosovë dhe Shqipëri posaçërisht në hapjen e fabrikave për prodhime të mallrave të ndryshme, te cilat do te kenë impakt në zhvillimin ekonomik të vendeve tona dhe do të hapen vende pune që do të ndikojnë ne mirëqenien e qytetareve te vendeve tona dhe do të ndikojnë në uljen e emigrimit të të rinjve tonë jashtë vendit.

Hasëm në gatishmëri të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve tona me Ambasadat respektive dhe Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Organizata për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë OBE – TURKOS

Kryetari i Bordit

Faton Hasani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ku ka më mirë se pas një dite të…