Kryetari i Bundestagut i shkruan letër Veselit: Gjermania ndjen përgjegjësi për Kosovën

14 qershor 2019 | 17:22

Kryetari i Bundestagut gjerman, Wolfgang Shauble, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në të cilën ka vlerësuar të arriturat e shënuara në Kosovë 20 vjet pas lufte.

Kjo letër e Shauble vjen pas asaj që Veseli i ka dërguar atij, lidhur me nismën e tij për Tribunalin ndërkombëtar për gjenocidin serb.

Ai ka theksuar se Gjermania ndjen përgjegjësi në angazhimin e saj për Kosovën, për të siguruar paqe dhe stabilitetin për të ardhmen e saj dhe të rajonit.

Kryetari i Bundestagut, ka theksuar se Gjermania bashkëndjen me dhimbjen për viktimat e luftës në Kosovë, duke shtuar se ato janë një përkujtim për Evropën në angazhimin për paqe dhe dialog në Ballkan.

Shauble në letër ka deklaruar se komisionet parlamentare të Bundestagut gjerman janë njoftuar me letrën e Veselit dhe se do të trajtohen nga secili komision, ai për Politikë të Jashtme, Komisioni për të Drejtat e Njeriut si dhe nga Komisioni i Mbrojtjes.

Letra e Gjermanisë është momenti i dytë, pas Kongresit Amerikan që mbajti një sesion për luftën në Kosovë.

Letrat e plotë e Wolfgang Shauble drejtuar Kadri Veselit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari, ambasador Të nderuar zonja dhe…