Kryetari i degës së Nismës në Suharekë i bashkohet PDK-së

16 janar 2021 | 15:12

“Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike. Nga sot, ushtari i UÇK-së dhe kryetari i degës së partisë NISMA në Suharekë i bashkohet ekipit të rimëkëmbjes”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti njërin prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë. E falendërova për besimin që së bashku me një pjesë të bashkëpunëtorëve të afërt t’i bashkohet projektit tonë fitues dhe vizionit tim qeverisës si kryeministër i ardhshëm. Mirë se vjen Sami!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…