Kryetari i Drenasit ngushëllon familjen Maliqi për ndarjen nga jeta të humanistit, Mentor Maliqi

04 mars 2026 | 14:42

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit Mentor Maliqi.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të humanistit Mentor Maliqi nga Korrotica e Ulët. Me veprat dhe përkushtimin e tij ndaj njerëzve në nevojë, ai la gjurmë të respektuara në shoqërinë tonë dhe në kujtesën e të gjithë atyre që patën rastin ta njohin. Në këto çaste të vështira për familjen Maliqi, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Drenasit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

Ai ka theksuar se kujtimi për humanistin Mentor Maliqi do të mbetet gjithmonë i nderuar dhe i paharruar. “I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka thënë Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka përcjell të…