Kryetari i Ferizajt del negativ në testin për koronavirus

29 qershor 2020 | 18:13

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se ka dalë negativ në testin për Covid-19.

Me këtë rast, Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat e institucioneve kundër koronavirusit, raporton “Epoka e re”.

“Të dashur bashkëqytetarë! Pas konfirmimit pozitiv me virusin Covid-19 të njërit nga drejtorët e Komunës, iu nënshtrova testit për këtë virus bashkë me stafin tim dhe gjithë ekzekutivin. Nga rezultatet që pranova, doli se jam negativ në testin e virusit Covid-19, kurse për anëtarët tjerë të kabinetit tim, jemi në pritje të rezultateve. Ju lus, mos shpërfillni këtë virus, respektoni masat mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin tuaj e të familjes. Vazhdojmë, me punë të dobishme për Ferizajn e ferizajasit! Ju faleminderit të gjithëve që gjatë këtyre ditëve, ndatë shqetësimin me ne!”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka mbajtur…