
Kryetari i Ferizajt pret në takim ish-ministrin Ethem Çeku
05 shtator 2025
| 13:28
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim ish-ministrin Ethem Çeku.
Ai ka shkruar në “Facebook” se biseda me Çekun është gjithmonë e këndshme.
“Dita nisi me profesorin e respektuar, ish ministrin Ethem Çeku ku biseda është gjithmonë e këndshme, veçanërisht pata kënaqësinë të pranoj nga vet autori veprat e tij studimore me peshë të jashtëzakonshme për historinë tonë kombëtare”, ka shkruar Aliu.