Kryetari i Ferizajt viziton objektin e djegur të ‘Viva Fresh Store’-s

15 shkurt 2022 | 12:43

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar të martën pas djegies së objektit të “Viva Fresh Store” në këtë qytet.

Ai ka dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër dëmet e shkaktuara.

“Të gjithë u zgjuam sot, me tronditjen që shkaktoi fatkeqësia e zjarrit, me dëme shkatërrimtare në ‘Viva Fresh Store’ në Ferizaj. Sot, në mëngjes dolëm bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, Luan Salihun nga Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, për të parë nga afër dëmet dhe përgëzuar ekipet e zjarrfikjes që bën maksimumin për të minimizuar dëmet materiale. Fatmirësisht, nuk ka asnjë dëm në njerëz, gjersa për dëmet materiale dhe shkaktimin e zjarrit, fjalën e kanë organet përgjegjëse shtetërore”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka ndarë me ndjekësit e…