Kryetari i Fushë-Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike

03 shkurt 2026 | 14:55

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka thënë se ka dorëzuar mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Ai ka njoftuar në “Facebook” se bëhet fjalë për dëmtim të interesit publik dhe dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtarët e ish-qeverisjes.

“Sot po dorëzohen mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës për dëmtimin e interesit publik dhe dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja.  Gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmërisë”, ka shkruar ai derisa ka publikuar edhe një video.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi po e zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në…