Kryetari i Gjilanit: Mbi 500 mijë euro për 4 vjet për 124 biznese në komunë

12 shtator 2025 | 11:40

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar disa nga përfitueset e fondit start-up dhe mbështetja për bizneset e grave, ku kanë diskutuar për ecurinë e punës.

Hyseni tha se fondi start-up dhe mbështetja për bizneset e grave janë një shembull i përkushtimit tonë për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës.

“Gjithmonë është kënaqësi të takohemi me këto biznese dhe të diskutojmë për veprimtarinë e tyre të jashtëzakonshme”, tha kryetari Hyseni.

I pari i Gjilanit, ka uruar për punën e tyre dhe i njoftoi se plani i qeverisjes tonë, edhe për katër vitet e ardhshme, do të vazhdojë fuqishëm të jetë pranë secilit që guxon të investojë dhe të punojë në komunën tonë.

“Mbi 500 mijë euro mbështetje për 4 vjet për 124 biznese në komunën tonë”, tha Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin e…