Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Zeka për ndarjen nga jeta të veprimtarit, Shaip Zeka

24 mars 2022 | 10:52

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Shaip Zeka, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ngushëlluar familjen Zeka.

“I trishtë lajmi për vdekjen e bacës Shaip, vëllai i heroit Kadri Zeka. Veprimtaria e tij e devotshme kushtuar çështjes kombëtare, do të kujtohet si shembull ndër breza. Ndajmë dhembjen së bashku me familjen Zeka dhe të gjithë ata që e kanë njohur. I lehtë i qoftë dheu!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Hyseni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e Victoria Secret, Romee Strijd është ylli i fundit…