Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi vizitohet nga zyrtari i lartë i Ambasadës Japoneze

22 shtator 2025 | 20:09

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka pritur në takim Takashi Mori udhëheqësi i departamentit për bashkëpunim ekonomik i Ambasadës së Japonisë.

Njoftimi i plotë i Ballazhit:

Sot mirëpritëm në zyret tona z. Takashi Mori udhëheqësi i departamentit për bashkëpunim ekonomik, në një takim zyrtar së bashku me bashkëpunëtor të programit GGP, ku komuna ka qenë përfituese e donacionit në vlerë rreth 43,000.00 euro.

Bashkëpunimi me Ambasadën e Japonisë në Kosovë ka sjellë investime të rëndësishme në infrastrukturë në komunën e Hanit të Elezit, konkretisht në urën e Sëçishtës, ku projekti ka shtuar sigurinë e këmbësorëve si aneks shtesë si dhe ndriçimin publik në atë pjesë.

Komuna planifikon që në të ardhmen të investojë edhe në anën tjetër të urës, duke e renovuar në të dyja anët dhe rritur më tej sigurinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
John Duncan ka thënë se gjatë kohës sa kanë shërbyer…