Kryetari i Istogut: Haki Rugova na la sot për të mbetur në historinë moderne të Istogut

09 mars 2022 | 11:51

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka ngushëlluar familjen Rugova me rastin e vdekjes së Haki Rugovës.

Ferati në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Haki Rugova na la sot për të mbetur në historinë moderne të Istogut e Kosovës si punëtor i madh, e një nga kontribuuesit më të mëdhenj në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi e demokraci.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Kryetarit Haki Rugova. Mik i familjes e bashkëudhëtar për shumë kohë i babait tim, Haki Rugova udhëhoqi komunën e Istogut dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në Istog për dhjetë vite me radhë. Kryetari Rugova na la sot për të mbetur në historinë moderne të Istogut e Kosovës si punëtor i madh e një nga kontribuesit më të mëdhenj në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi e demokraci. Udhëtimi i tij politik në shërbim të vendit, i palëkundur nga vizioni i Presidentit, është udhërrëfyes për gjeneratat e reja”.

“Në emër të Komunës së Istogut dhe në emrin tim e familjes time, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rugova, miqëve e bashkëpunëtorëve, qytetarëve të Istogut, strukturave dhe përkrahësve të LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Republikës. Sot të gjithë bashkë lutemi për Ju dhe familjen Tuaj, Baci Haki! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ju, Kryetar!”, ka shkruar Ferati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve…