Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu: Të gjitha rrugët po na çojnë drejt finalizimit të Unazës së qytetit

21 dhjetor 2025 | 11:56

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se punimet në kuadër të projektit madhor për ndërtimin e Rrugës Unazore të qytetit po vazhdojnë me intensitet të lartë, pa u ndalur as gjatë fundjavës.

Shehu ka njoftuar se ka qenë në terren për të parë nga afër ecurinë e punimeve në rrugët “Shyt Idrizi” dhe “Ali Salihu”, në lagjen Berishë, të cilat, sipas tij, përbëjnë hallka të rëndësishme drejt përmbylljes së projektit të Unazës së qytetit.

“Nuk ka vikend kur bëhet fjalë për transformimin e Junikut tonë. Sot isha në terren për të parë nga afër ecurinë e punimeve në rrugët ‘Shyt Idrizi’ dhe ‘Ali Salihu’. Këto dy rrugë janë hallka të rëndësishme që po na çojnë drejt finalizimit të projektit madhor, ndërtimit të Rrugës Unazore”, ka shkruar Shehu.

Ai ka theksuar se komuna është e vendosur të mos ndalet derisa të përfundojë çdo detaj i projektit, duke e cilësuar Unazën e qytetit si një realitet që po merr formë çdo ditë.

“Jemi të vendosur që të mos ndalemi asnjë ditë derisa të përfundojmë çdo detaj. Unaza e qytetit po bëhet realitet. Vazhdojmë punën”, ka shtuar kryetari i Junikut.

#PunaVazhdon #Infrastruktura #RrugaUnazore #FundjavePune

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidat i PDK-së për…