Kryetari i Kamenicës në takim me SBASHK-un, diskutohet për ngritjen e cilësisë në arsim

21 janar 2022 | 09:11

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me u.d së drejtorit në Drejtorinë e Arsimit, Visar Dërmaku dhe mësimdhënësin Afrim Dervishi, kanë pritur në takim përfaqësues të SBASHK-ut.

Në këtë takim është diskutuar për gjendjen e arsimit si dhe bashkëpunimin mes Komunës së Kamenicës dhe SBASHK-ut.

I pari i komunës duke falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut, tha se mirëpresin çdo bashkëpunim që ka të bëjë me ngritjen e nivelit të arsimit në Kamenicë.

“Ngritja e cilësisë se arsimit në Komunën tonë është prioritet i yni. Andaj ne mirëpresim bashkëpunimet të cilat kanë për qëllim këtë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka deklaruar se pas disa…