Kryetari i Kamenicës takohet me komandantin e ri të Bondsteelit

20 nëntor 2020 | 11:13

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka pritur në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel, Col. Derek Adams.

Kastrati ka thënë se me komandantin Adams kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.

“Aleatët ndërkombëtarë si në kohët më të vështira edhe tani në kohë paqe janë në përkrahje të vendit tonë. Prita në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel, Col. Derek Adams, i cili tani do të zëvendësojë komandantin, Col. Riley. Bashkë me komandantin Col. Derek Adams, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, ka thënë ai.

I pari i Kamenicës, në këtë takim, i ka shpjeguar komandantit Adams se në një vend si Kamenica toleranca mes etnive është ajo që na karakterizon, dhe se një ambient i tillë, siguron paqe për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës…