Kryetari i Komunës së Junikut priti në takim Sheh Xhelal Shehun

16 janar 2026 | 00:07

Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, priti në një takim të veçantë Sheh Xhelal Shehun, Sheh i nderuar i Teqesë Halvetije Xhaferije në Junik. Gjatë takimit, Sheh Xhelal Shehu e uroi Kryetarin për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në realizimin e përgjegjësive të tij institucionale.

Nga ana e tij, Kryetari z. Ruzhdi Shehu falënderoi Sheh Xhelal Shehun për vizitën dhe urimet e përzemërta, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e treguar. Ai theksoi përkushtimin e tij për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Junikut dhe për të punuar në interes të zhvillimit dhe mirëqenies së komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Shenoll Muharremi Për me pas stabilitet dhe institucionet funksionale,…