Kryetari i Komunës së Vushtrrisë nderohet me mirënjohje nga veteranët e luftës

05 shtator 2018 | 17:12

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është nderuar me një mirënjohje të veçantë nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo mirënjohje, të parit të Vushtrrisë i është ndarë për kontributin e dhënë në përkrahjen e invalidëve të luftës dhe të familjeve të tyre, e në veçanti lidhur me zgjidhjen e çështjes së strehimit për familjen e invalidit të UCK-së, të ndjerit Haki Bllaca, invalid i luftës, i cili ndërroi jetë para disa muajsh.

Kryetari Tahiri këtë mirënjohje të ndarë nga SHIL e UÇK-së në Vushtrri, e quan të veçantë dhe ndjehet i nderuar.

“Gjatë përvojës sime kam marrë shumë mirënjohje, çmime e tituj, por ky është nderimi më i veçantë që më është bërë ndonjëherë, ngase kjo vije pikërisht nga ajo pjesë më e lavdishme e njerëzve tanë që lirinë dhe çlirimin e Kosovës e paguan me gjymtyrët e tyre, prandaj edhe ndihem shumë i nderuar”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko…