Kryetari i Kukësit kapet duke bërë seks në zyrë, SPAK nis hetimet

16 qershor 2023 | 13:51

Një video skandaloze po qarkullon në rrjete sociale ku kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.

Video e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta, teksa e vendos kryebashkiakun në pozitat e shkeljes së rëndë ligjore.

Siç raporton Euronews Albania, SPAK-u ka nisur procedim penal për kryebashkiakun e Kukësit,Safet Gjici.

Gjici është rizgjedhur në krye të detyrës në zgjedhjet e 14 majit, për një mandat të dytë.

Ndërsa videoja mban datën 06.06. 2023, e rezulton të jetë filmuar vetëm pak ditë pas marrjes së mandatit të dytë nga ana e Gjicit.

Kujtojmë se ky nuk është skandali i parë që përfshin një kryebashkiak në Shqipëri.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg pasi u kap në një skandal seksual, në vend të një këmbimi pune.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca gjyqësore ndaj tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës që…