
Kryetari i Kukësit sjell pamje nga intervenimi i FSK-së në shuarjen e zjarreve
10 gusht 2021
| 13:04
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka publikuar pamje nga intervenimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësve të Kosovës gjatë shuarjes së zjarreve në Kukës.
Ai i ka falënderuar ekipet e Kosovës për ndihmën e ofruar. “Vazhdon pa ndërprerë operacioni i shuarjes së vatrave të zjarrit, në majën e Rrunës. Ku po bëhet e pamundura për shuarjen e kësaj vatre të rrezikshme. Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovar që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh. Vazhdon puna pa ndërprerë në terren”, shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, duke postar disa fotografi gjatë intervenimit të ekipeve nga Kosova.