Kryetari i Kushtetueses zhvilloi bisedë telefonike me një zyrtar të lartë amerikan

17 shtator 2025 | 11:23

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming.

Përmes një njoftimi për medie të gjykatës është treguar se për çka është diskutuar gjatë kësaj bisede.

Sipas njoftimit, Rexhepi dhe Flemin kanë biseduar për ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

“Biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend. Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së ShBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”,  ka njoftuar Kushtetueseja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur shqiptare, Eva Murati, po kalon një periudhë…