Kryetari i LDK-së uron pasardhësen e Merkelit

07 dhjetor 2018 | 18:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dërguar telegram urimi kryetares së re të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Në telegramin e dërguar shkruan:”Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së znj. Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetare të partisë simotër CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët e LDK-së në Partitë Popullore Evropiane.

LDK dhe CDU kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë udhëheqjes së CDU-së nga Kancelarja Merkel. Më 30 qershor 2015, si rezultat i këtij bashkëpunimi Kosovë-Gjermani dhe LDK-CDU, me ftesë të Kancelares Merkel, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, kam realizuar një vizitë shtetërorë në Gjermani, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret zgjedhjen e znj. Kramp-Karrenbauer kryetare e CDU-së duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të qëndrimeve dhe aktiviteteve me partinë simotër CDU dhe me partitë tjera anëtare të Partive Popullore Evropiane”, ka thënë kryetari Mustafa në telegramin e urimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me të rinjtë nëpër degët…