Kryetari i Lezhës në mbështetje të familjes Haradinaj: Krenar për këtë familje shqiptare, neveri për sharlatanët e ditës
20 maj 2026
| 21:23
Ndreu ka ironizuar akuzat ndaj familjes Haradinaj, duke shkruar: “Ka ardhur fundi i botës, si duket! Familja Haradinaj, shërbëtore e serbëve!”, ndërsa ka shtuar se “lajthitja e disa shqiptarëve është sëmundje që s’ka profilaksi”.
Në fund të reagimit, Ndreu ka sulmuar ashpër kritikët në rrjetet sociale, duke i quajtur “sharlatanë të ditës”, teksa është shprehur me tone të forta kundër tyre.



