
Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu, vendos numrin e tij personal në dispozicion të turistëve
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka ndërmarrë një hap të veçantë në funksion të përmirësimit të përvojës së turistëve që vizitojnë qytetin bregdetar.
Në një nismë të pazakontë, Ndreu ka vendosur në dispozicion të turistëve numrin e tij personal të telefonit, si dhe kontaktet e anëtarëve të kabinetit bashkiak, me qëllim që çdo shqetësim apo nevojë të adresohet menjëherë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ai ka bërë të ditur se bashkia ka ngritur gjithashtu një grup të dedikuar për reagim të shpejtë ndaj ankesave apo kërkesave të turistëve.
Kjo nismë vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik veror dhe synon ta pozicionojë Lezhën si një nga destinacionet më mikpritëse në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Paguani shume ne plazhet publike apo hoteliere te Lezhes? Shikoni papasterti? Nuk merrni sherbimin e duhur? Keni kerkesa te vecanta? Nuk dini vendndodhjen e plazheve publike?
Ju lutem telefononi menjehere. Nje staf me ne krye Kryetarin e Bashkise Lezhe eshte ne dispozicionin tuaj!
Pjerin Ndreu +355 69 404 5011 – Kryetari i Bashkise
Fatjon Zefi +355 69 559 1150 – Zv Kryetari i Bashkise
Brahim Demi +355 69 333 4446 – Administratori Shengjin
Leonard Palaj +355 68 313 1061 – Kryeinspektori i Policise Bashkiake
Besmir Frroku +355 69 393 0434 – Administratori “Lezha Invest”
Renaldo Xhanej +355 69 626 7623 – Drejtori i Turizmit