
Kryetari i Londrës u bën thirrje banorëve të mos e përdorin transportin publik
Kryetari i Londrës në Britaninë e Madhe, Sadiq Khan, u ka kërkuar njerëzve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos e përdorin transportin publik, pas njoftimit të qeverisë për lehtësime në masat e izolimit.
Ai i tha BBC-së, se të hënën, ka pasur një rritje prej 10% në përdorimin e transportit të metrosë në Londër, krahasuar me të njëjtën kohë javën e kaluar.
“Mesazhi kryesor nga kryeministri mbrëmë dhe unë sot është që të mos përdorin transportin publik – transporti publik është vetë për punëtorët thelbësorë”, tha ai.
Kryetari i Mançesterit, Andy Burnham, u bëri jehonë fjalëve të tij.
Ai këshilloi banorët që të jenë “shumë të kujdesshëm”.
Më 10 maj, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se nuk do të ketë dalje të menjëhershme nga izolimi, por do të fillojë lehtësimi gradual i masave./rel/