Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, priti në takim kryetarin e FFK-së, Agim Ademi

28 prill 2022 | 16:36

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, së bashku me ekipin e tij.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal e Mitrovicës, Vesa Broja.

“Është biseduar për zhvillimin e sportit, me theks të veçantë futbollin, bashkëpunimin institucional dhe projektet e përbashkëta në dobi të masivizimit të sportit. Nga ky takim është bërë me dije se në ditët në vijim pritet finalizimi i marrëveshjes për financimin e dy projekteve të fushave të futbollit: njëri për ligën rajonale, tjetri për nevojën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dritan Abazoviq, ka prezantuar të enjten programin qeverisës, derisa pritet…