Kryetari i Mitrovicës prezanton punët e javës

05 prill 2026 | 12:10

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka prezantuar aktivitetet dhe projektet kryesore të realizuara gjatë javës, duke vënë theks në përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.

Sipas tij, ndër punët më të rëndësishme është rregullimi i sistemit të ujitjes pikë-pikë për gjelbërim, si dhe funksionalizimi i hidranteve për pastrimin e hapësirave publike me ujë industrial. Në fushën e arsimit dhe përgatitjes profesionale, është krijuar një hapësirë e dedikuar për nxënësit e infermierisë.

“Rregullimi i sistemit të ujitjes pikë-pikë për gjelbërim dhe funksionalizimi i hidranteve për pastrim të hapësirave publike në qytet nga uji industrial; Krijimi i hapësirës për përgatitje profesionale për nxënësit e infermierisë; Ndarja e 70,000.00 eurove subvencionim për barna për qytetarët e Komunës së Mitrovicës; Ndarja e 250 eurove për punë praktike me gjysmë orari për personat me nevoja të veçanta; Ndarja nga 50 euro për secilin fëmijë autik në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit; Renovimi i Galerisë në Qendrën e Kulturës; Vazhdimi i largimit të dhjetëra reklamave/billbordeve të vendosura kundërligjshëm; Shtimi dhe rregullimi i hapësirave gjelbëruese; Largimi i shtyllave të dëmtuara të ndriçimit për zëvendësim me të reja; Rrënimi i objektit në qendër të qytetit që paraqiste rrezik për qytetarët nga shembja; Pastrimi i Lumit Trepça nga Tuneli i Parë në drejtim të qytetit; Rregullimi në parkun botanik, përfshirë: rrafshimin e tij, rregullimin e pusetave dhe pastrimin. Besimit qytetar po i përgjigjemi me punë të mira”, theksoi Faton Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja Vjosa Osmani i ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët.…