Kryetari i nëndegës së PDK-së në Helibronn: Sot në Strasburg të gjithë së bashku
16 nëntor 2025
| 09:32
Kryetari i nëndegës së PDK-së në Helibronn të Gjermanisë, Naser Sadiku, ka bërë thirrje që sot në Strasburg të gjithë të jenë bashkë në mbrojtje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.
“Sot në Strasburg të gjithë së bashku. Sot nuk na ndajnë partitë. Sot nuk ka rëndësi se cilit regjion i takon. Sot jemi shqiptar të bashkuar që duam drejtësi”, ka shkruar Sadiku në rrjetet sociale.
Protesta do të mbahet në orën 13:00 para Asamblesë Parlamentare të KE-së.



