Kryetari i nëndegës së PDK-së në Helibronn të Gjermanisë, fton qytetarët e Mitrovicës ta votojnë Arian Tahirin më 9 nëntor
07 nëntor 2025
| 20:56
Të dielën, më 9 nëntor, do të mbahet raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, në 18 sosh sa kanë shkuar në garën e balotazhit.
Kryetari i nëndegës së PDK-së në Helibronn të Gjermanisë, Naser Sadiku, ka thënë se është në mbështetje të kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.
Ai ka ftuar qytetarët e Mitrovicës që më 9 nëntor ta votojnë masovisht kandidatin e PDK-së për kryetar komune, Arian Tahirin.
“Arian Tahiri është shembull i një lideri modern. Jam në përkrahje të fuqishme të kryetarit të ardhshëm të Mitrovicës, Dr. Arian Tahiri. Ju ftoj që më nëntor të dilni masovisht në zgjedhje dhe të votoni Arian Tahirin”, ka shkruar në rrjetet sociale Naser Sadiku.



