Kryetari i Odës së Farmacistëve tregon se a ka mjaftueshëm maska në Kosovë

14 korrik 2020 | 23:06

Kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, tregon se është tejkaluar kriza në gjetjen e maskave.
Janë të detyruar t’i vendosin masat mbrojtëse.

Madje vendosja e maskave është bërë përditshmëri e secilit që del jashtë shtëpisë.
Krejt kjo si pasojë e rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me COVID 19.

E me rritjen e këtij numri është rritur edhe çmimi i maskave në farmacitë e Kosovës.

Por kjo nuk po shqetëson shumë qytetarët, të cilët shprehen se primar është shëndeti i tyre.
Megjithatë çmimet ishin edhe me të larta në 2-3 muajt e parë të fillimit të pandemisë.
Këtë e thotë kryetari i Odës së Farmacistëve në Kosovë, Arjanit Jakupi.
Por, ani pse nevoja për to është e lartë, në Kosovë ka mjaftueshëm furnizim me maska.
Ndryshe, kushdo që në publik nuk vë maskën mund gjobitet nga polica, krejt kjo pas masave të reja anti covid të vendosura nga qeveria. /T7

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Whatsapp është një nga aplikacionet e njohura të mediave sociale…