Rafuna dhe Szunyogu bisedojnë për klimën e të bërit biznes në Kosovë

28 shtator 2023 | 09:05

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës (OEK),  Lulzim Rafuna, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog me të cilin ka biseduar për klimën e biznesit në vendin tonë.

Szunyogu ka bërë me dije se në takimit me Rafunën ka theksuar rëndësinë e tregtisë së lirë me vendet fqinje. “Takova kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, për të diskutuar mbi klimën e biznesit në Kosovë, potencialin e rritjes dhe mbështetjen e BE-së”, ka potencuar Szunyog.

Ndërsa kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna është shprehur mirënjohës dhe falënderues për përkrahjen e deritanishme nga Zyra e BE-së. Ai është shprehur i gatshëm për realizimin e projekteve të reja të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gurseli e Bajram Sylejmanin, dhe gjithë dëshmorët e rënë i…