
Kryetari i OEK-ut prezantoi platformën digjitale AGRO B2B
25 shtator 2025
| 13:46
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka mbajtur fjalimin gjatë prezantimit të platformës AGRO B2B, një kanal i ri për fuqizimin e prodhuesve vendorë dhe lidhjen e tyre me tregun vendor e ndërkombëtar.
Platforma u dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla e të mesme, startup-eve dhe agrobizneseve që shpesh përballen me sfida për t’u bërë pjesë e tregut.
Përmes AGRO B2B, prodhimet e Kosovës – nga bimët mjekësore e pemët, deri te frutat dhe perimet e përpunuara do të marrin më shumë hapësirë dhe vlerë në treg.
Rafuna tha se kjo platformë nuk është vetëm një vegël teknologjike, por një mekanizëm për zhvillim, punësim dhe mirëqenie.