Kryetari i OEK-ut viziton ABI Progres në Krushë të Vogël, vlerëson arritjet e kësaj kompanie
06 mars 2026
| 15:28
Kryetari i Odës Ekonomike e Kosovës, Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim me pronarin e kompanisë ABI Progres, Irfan Fusha, në ambientet e fabrikës në Krushë të Vogël.
Rafuna shprehu kënaqësinë për punën dhe arritjet e kompanisë, duke theksuar gamën e gjerë të produkteve të ABI Progres, të cilat eksportohen në rajon dhe Evropë dhe cilësinë e lartë që i bën ato një “ambasador” të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
Ai falënderoi kompaninë për kontributin e saj dhe mbështetjen ndaj OEK-ut, duke vlerësuar arritjet e ABI Progres si një nga kompanitë më të suksesshme në vend, me shumë shpërblime për eksporte, kontribut të lartë fiskal dhe si një ndër punëdhënësit më të mëdhenj.



