
Kryetari i OVLUÇK-së: Nëna Shefkie rriti dhe edukoi djemët e saj në frymë patriotike
10 qershor 2020
| 10:56
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e Shefkie Nika – Lladrovci, nënës së komandantit dhe heroit Fehmi Lladrovcit, “një burrë i mençur dhe trim i cili nuk kurseu as jetën për vendin e tij”.
“Nëna Shefkie Nika-Lladrovci rriti dhe edukoi djemët e saj në frymë patriotike të cilët dhanë shumë për Kosovën që sot të jetë e lirë”, ka shkruar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)