Kryetari i PD-së në Fushë-Krujë jep dorëheqjen: Nuk po shkojmë në favor të fitores

26 mars 2023 | 21:54

Kryetari i Partisë Demokratike dega Fushë-Krujë, Sabah Stafuka ka dhënë dorëheqjen.

Lajmin e ka njoftuar vetë Stafuka përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se ka marrë një vendim të vështirë.

Sipas Stafukës, partia nuk po bashkohet dhe në këtë mënyrë nuk mund të arrihet fitorja e zgjedhjeve.

“Te nderuar demokrat te Krujes, Fushe-Krujes, Nikles,Thumanes, Bubqit, Malesise. Dua te shpreh falenderimin per te gjithe ju qe kam bashkepunuar ne kohet me te veshtira te drejtimit te PD qe nga viti 1991 deri sot dhe kurre nuk jam tradhtuar dhe kurre nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetem nje marredhenie-Sinqeriteti dhe Besimi. Sot dua te ju them se kam dhene doreheqjen nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Degen Fushe- Kruje.

Ky ishte vendimi im me i veshtire qe kam marre ne jete, por kur marrdhenia dhe bashjetesa partiake nuk shkon ne favor te bashkimit dhe qellimit te fitores, e gjykoj te arsyeshme qe duhet te bej nje hap pas sepse demokratet meritojne me shume. I juaji, me respekt Sabah Stafuka!”, shkroi Stafuka në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se e diela e fundjavës…