Kryetari i PDK-së merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covidit
09 gusht 2021
| 19:18
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës kundër Covidit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vaksina është mbrojtja më e mirë nga Covid 19.
“Duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që do të ishte fatale për ekonominë tonë. Sot e mora edhe dozën e dytë të vaksinës. Ftoj secilin qytetar që të vaksinohet”, ka shkruar Krasniqi.



