Kryetari i Prishtinës dhe ambasadori francez nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtje të grave
11 mars 2026
| 13:17
Prej të mërkurës dhuna ndaj grave mund të raportohen edhe përmes aplikacionit “The Sorority”. E kjo është bërë falë marrëveshjes së bashkëpunimit që është nënshkruar në Institutin Francez të Kosovës me The Sorority Foundation, në mes kryetarit të Prishtinës, Përparim
Rama dhe ambasadorit të Francës në vendin tonë, Oliver Guerot.
Rama ka thënë se Prishtina i bashkohet një rrjeti ndërkombëtar solidariteti që u mundëson grave të kërkojnë ndihmë, të njoftojnë komunitetin dhe të lidhen më shpejt me mbështetjen e nevojshme. “Ne jemi këtu që secili qytetar të ndihet i sigurt”, ka thënë kryetari Rama.



