
Kryetari i Prishtinës infektohet me Covid
11 janar 2022
| 16:29
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është infektuar me Covid. Ai ka thënë se për momentin nuk ka asnjë simptomë dhe se do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.
“Të dashur qytetarë, sapo jam njoftuar nga IKShPK-ja se kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.