Kryetari i Prishtinës viziton fermerët

28 prill 2022 | 16:59

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar fermerët e kryeqytetit.

Ai ka thënë se këta fermerë bëjnë punë të mahnitshme duke prodhuar produkte bujqësore dhe blegtorale të cilësisë së lartë.

“Diskutuam për përkrahjen që mund t’u ofrojmë me pajisje pune në blegtori dhe subvencionime direkte, duke krijuar kështu mundësi e vende të reja pune për qytetarët tanë. Tani jemi në fazën finale të vlerësimit, në të cilën do të mbështesim edhe 20 fermerë me sipërfaqe të ndryshme të serave. Bujqësia është ndër shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, prandaj edhe i duhet përkrahja përkatëse institucionale”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung vazhdon përpjekjet e saj për të krijuar produkte më…