Kryetari i Prizrenit: Shumë i trishtë lajmi për vdekjen e nënës së kryetarit Veseli

07 janar 2022 | 11:24

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar familjen e Kadri Veseli për vdekjen e nënës Ajshe.

Totaj ka thënë se një nënë e fortë që arriti t’i edukoj e frymëzoj fëmijët e saj me ndjenja atdhetarie do të kujtohet përherë në memorien e një populli liridashës.

“Shumë i trishtë lajmi për vdekjen e nënës së kryetarit Kadri Veseli. Momente të rënda për kryetarin që nuk ishte afër nënës Ajshes në ditët e fundit të saj. Një nënë e fortë që arriti t’i edukoj e frymëzoj fëmijët e saj me ndjenja atdhetarie do të kujtohet përherë në memorien e një populli liridashës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Ngushëllime familjes Veseli, të afërmve dhe gjithë qytetarëve”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në…