
Kryetari i Rahovecit mbush 51 vjet, ditëlindjen e feston me familjen e tij
09 tetor 2022
| 22:16
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi sot ka mbushur 51 vjet.
Për ta shënuar këtë ditë të veçantë feste për të, ai ka mbledhur familjen e tij.
Ai ka falënderuar miqtë e bashëpunëtorët për urimet e shumta që ka marrë sot.
Mesazhi i plotë i Latifit:
Meqë e kam ditëlindjen e 51-të, sonte u bashkuam për gëzim me familjen time, edhe pse jo me të gjithë.
Jemi shumë më shumë!
Faleminderit shumë për numrin e madh të urimeve, të cilat më bënë të ndihem jashtëzakonisht mirë!
Paçi shëndet dhe gjithë të mirat!
Sinqerisht,
Smajl Latifi!