Kryetari i RDK-së takohet me ish-presidentin Obama: Ti je hero në Kosovë

06 prill 2019 | 17:58

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka takuar në Berlin ish-presidentin Barack Obama.

“Sot pata kënaqësinë dhe nderin të takoj ish-presidentin e Amerikës z. Barak Obama”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Donjet Bislimi.

“Sot bashkë me qindra liderë rinorë nga Europa ishim të ftuar nga Fondacioni i Presidenit Obama në Berlin, ku pata kënaqësinë të ndëgjoj dhe të bisedoj me njërin nga personalitet më të mëdha botërore si z. Barak Obama”.

“I thash që ti je hero në Kosovë, ndërsa me buzëqeshje ma ktheu, Say hello to Kosova”, ka shkruar Donjet Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është padyshim një ndër fotografitë më kuptimplota të historisë…