Kryetari i Skenderajt cakton ditën e mërkurë takim me qytetarët

05 janar 2022 | 15:58

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka falënderuar qytetarët për vizitat e shumta dhe për urimet e tyre për mandatin e ri qeverisës.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se për shkak të angazhimeve të shumta në terren të kryetarit Nura, duke filluar që nga java e ardhshme, takimet me qytetarë do të realizohen ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 9:00-deri në orën 12:00.

“Kryetari Nura ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e tyre”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Bayern Munchen ka njoftuar se edhe një futbollist…