Kryetari i Skenderajt mbikëqyr punimet e fushës së sportit me bari sintetik

07 tetor 2018 | 17:23

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, kanë mbikëqyrur të dielën punimet në ndërtimin e fushës me bari sintetik, si fushë ndihmëse e Klubit të Futbollit “Drenica”, finalizimi i të cilës ka hyrë në fazën përfundimtare.

Kryetari Jashari ka thënë se fusha është duke u ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare të FIFA-s.

“Komuna e Skenderajt ka përgatit dy projekte sportive, përkatësisht dy fusha futbolli me bari sintetik. Projektin e parë, që do të realizohet në Runik, ku aktualisht procesi është në fazën e përzgjedhjes së operatorit ekonomik, e ka financuar Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Për shkak të procedurave të ministrisë në fjalë, realisht projekti ka shkuar shumë ngadalë sesa që ishte parashikuar, megjithatë ky projekt pritet të përfundojë brenda vitit. Ndërkaq, projekti i dytë i fushës me bari sintetik, është duke u realizuar në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, për çka i falënderoj për dinamikën e realizimit të punimeve dhe punën që është bërë deri më tani. Skenderaj po shndërrohet në një vend të zhvilluar në aspektin ekonomik, infrastrukturor, sportiv e kulturor”, ka thënë Jashari.

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Erza Muminoviq, ka fituar luftën me bullgaren Aleksa Georgieva,…