Kryetari i Skenderajt pret në takim Bardhyl Mahmutin me bashkëpunëtorë

13 janar 2023 | 11:57

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim kryetarin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmutin me bashkëpunëtorë.

Nura ka thënë se ishte kënaqësi të mirëpres në këtë takim Bardhyl Mahmutin me bashkëpunëtorë, një patriot i vërtet i historisë së para dhe pas luftës.

“Kënaqësi të mirëpres Bardhyl Mahmutin me bashkëpunëtorë, një patriot i vërtet i historisë së para dhe pas luftës, pjesëmarrës i demonstratave shqiptare për Kosovën, i dënuar si shokët tjerë, pjesë e ish-Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me një veprimtari të bujshme atdhetare”, ka shkruar Nura në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fundjava sjell ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës në…