Kryetari i “Vatra”-s, Elmi Berisha, mori pjesë në protestën në përkrahje të çlirimtarëve në Hagë

07 gusht 2025 | 20:10

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” Elmi Berisha mori pjesë në protestën e organizuar nga përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta, në mbrojtje të vlerave të luftës për lirinë e Kosovës, të çlirimit, të sakrificave sublime e gjakut të derdhur për Kosovën e lirë.

“Dhjetëra mijëra qytetarë nga viset shqiptare e patriotë nga e gjithë bota shprehën mbështetjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çlirimtarëve e luftëtarëve të lirisë që mbahen padrejtësisht në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi”.

“Federata VATRA gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në krah të liderëve të UÇK-së dhe ka kërkuar përmes deklaratave për shtyp dhe shkrimeve në gazetën Dielli që procesi në Hagë të jetë i drejtë, transparent, i ndershëm dhe i paanshëm. Vatra dhe çdo shqiptar beson fuqishëm në pastërtinë, ndershmërinë dhe drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e “Vatra”-s.

“Nën akuzë në Hagë duhet të jetë regjimi pushtues, shtypës, kriminal e gjenocidal i Serbisë e jo luftëtarët e lirisë. Liria, historia, çlirimi, pavarësia, nderi, dinjiteti e krenaria kanë vetëm një emër: UÇK. Lufta e UÇK është lufta më e drejtë, më e pastër dhe më e ndershme në historinë moderne të kontinentin tonë. UÇK është nderi i kombit shqiptar. Është histori dhe identitet kombëtar”, thuhet në njoftimin për medie.

“Çlirimtarët dhe luftëtarët e lirisë që mbahen padrejtësisht në Hagë janë frymëzim dhe krenari për çdo shqiptar. E drejta, e vërteta dhe liria do triumfojnë gjithmonë. Rroftë Kosova, Rroftë Shqipëria, Rroftë UÇK. Mirënjohje përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s”, theksohet tutje në njoftimin e “Vatra”-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë…