Kryetari i Vushtrrisë i jep mirënjohje Safet Gërxhaliut, vlerëson angazhimin e tij për Kosovën

02 korrik 2025 | 11:55

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, profesorin e ekonomisë, Safet Gërxhaliun.

Idrizi ka bërë me dije se për kontributin e tij në fushën akademike si profesor i ekonomisë, për përkushtimin si ekspert i çështjeve ekonomike dhe për rolin udhëheqës në Odën Ekonomike të Kosovës, e nderoi me një mirënjohje, si një shenjë vlerësimi për angazhimin e tij shumëvjeçar.

“Sot në përvjetorin e Miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, ditën e nisa me një takim të veçantë me Safet Gërxhaliun, një bashkëbisedues i çmuar me të cilin që nga fillimi i mandatit kam ndarë shumë ide dhe diskutime konstruktive. Ai ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë në rekomandimet dhe kërkesat e tij për të përmirësuar implementimin e politikave në vend. Për kontributin e tij në fushën akademike si profesor i ekonomisë, për përkushtimin si ekspert i çështjeve ekonomike dhe për rolin udhëheqës në Odën Ekonomike të Kosovës, e nderova me një mirënjohje, si një shenjë vlerësimi për angazhimin e tij shumëvjeçar”, ka shkruar kryetari Idrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka theksuar se sot po…