Kryetari i Vushtrrisë nderon heroin Afrim Bunjaku, viziton edhe familjen e tij

24 shtator 2025 | 11:39

Sot u bënë dy vite nga rënia heroike e policit tonë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë sulmit terrorist në Banjskë, duke mbrojtur rendin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Në këtë ditë përkujtimi, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idriz, së bashku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë varrit të tij dhe ka vizituar familjen Bunjaku, duke përcjellë mirënjohjen dhe respektin e qytetit tonë për sakrificën supreme që ai bëri.

May be an image of 9 people

“24 shtatori do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si ditë e dhimbjes dhe krenarisë. Afrimi ishte baba e qytetar i ndershëm i Vushtrrisë tonë, që u përball me guxim ndaj një sulmi të organizuar ushtarakisht e të financuar nga Serbia. Rënia e tij nuk është vetëm humbje për familjen, por plagë e përbashkët për gjithë Kosovën. Heroi ynë do të mbetet përjetësisht shembull i trimërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut. Lavdi e përjetshme Afrim Bunjakut!”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e letrës higjienike “Tara”, nga Vlashnja e Prizrenit, me…