
Kryetari Kastrati nderoi me mirënjohje kikboksierin Lion Krasniqi
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim kikboksierin 12 vjeçar, Lion Krasniqi, nga fshati Pagarushë, i cili jeton në Gjermani dhe këtë vit është shpallur kampion në kampionatin gjerman të kikboksit, në kategorinë e lehtë +47 kg, për moshat e reja.
Me këtë rast, në emër të Komunës së Malishevës, kryetari Kastrati i ndau mirënjohje Lion Krasniqit për suksesin e arritur si kampion i Gjermanisë në këtë kategori.
“Në emër të komunës dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për këtë arritje të madhe. Mërgimtarët tanë na bëjnë krenarë kudo që veprojnë, e në veçanti në sport. Ju dëshirojmë shumë suksese dhe ju inkurajojmë të vazhdoni me këtë sport, duke ju uruar arritje të reja në të ardhmen”, u shpreh kryetari Kastrati gjatë pritjes për kampionin Krasniqi.
Lion Krasniqi u shpall kampion në kampionatin e organizuar nga Federata e Kikboksit të Gjermanisë, në kuadër të kategorisë WAKU Deutsche Meister, në disiplinën LK-YK +47 kg, për moshën 12 vjeç.